Qeveria greke ka marrë masa serioze për tu mbrojtur nga perhapja e koronavirusit duke mbyllur 28 shkolla.
Komiteti Kombëtar për Mbrojtje ndaj Shëndetit Publik ka rekomanduar që të mbyllen shkollat në mënyrë që studentët e tjerë të mbrohen nga ata që kanë ardhur nga zona të prekura.
Pas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, banorët në Greqi u informuan se rreziku i shpërthimit të COVID-19 është i lartë për shkak të:
-rritjes së konsiderueshme të kohëve të fundit në rastet e sëmundjes së transmetueshme lokale në Itali;
-probabilitetit të lartë i transmetimit të shpejtë të sëmundjes duke e futur atë në vendet me pak shpërthime pa transmetim lokal të sëmundjes;
-mundësia e transmetimit të sëmundjes nga rastet e buta të simptomatologjisë që nuk kërkojnë kujdes mjekësor;
-eksportet e shumta të njohura tashmë të sëmundjes nga Italia në vendet e tjera të Evropës.
Ndër rastet e para të koronavirusit në Greqi ishte dhe një nënë dhe një fëmijë. Nëna kishte udhëtuar nga Italia dhe ia kishte transmetuar djalit.