Po bën xhiron e rrjetit/ Ministri refuzon ti jape doren Merkelit per shkak te koronavirusit (Video)

387
0

Koronavirusi nuk ka shqetesuar vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por edhe tek politikanët.

Momenti kur Ministri i Brendshëm Horst Seehofer refuzoi t’i japë dorën Angela Merkelit mes frikës nga shpërthimi i koronavirusit po bën xhiron e rrjetit.

Kancelarja Merkel i drejton dorën me mirësjellje, por ai u tërhoq. Ngjarja ndodhi gjatë një samiti në Berlin.

Megjithatë, Merkel nuk u zemërua por tërhoqi dorën dhe duke qeshur tha:

“Kjo është gjëja më e mirë për tu bërë”.

Ndërkohë ministri Seehofer deklaroi për për mediat gjermane se ka vendosur të mos i japë dorën njerëzve dhe shpreson të gjendet një vaksinë sa më shpejt.

Veprimi i ministrit është mes të këshillave të OBSH për të shmangur përhapjen e koronavirusit.