Shqiptaret ne SHBA. Ja sa kushton punësimi i një dadoje

1029
0

Nëse jeni lodhur nga rritja e shpenzimeve për kujdesin e fëmijëve, paketoni valixhet tuaja dhe zhvendosuni në New Hampshire ose Dakotën e Veriut.

Të dy këto vende kryesuan listën e shteteve më të përballueshme për punësimin e një dadoje sipas një sondazhi të Care.com.

Shtete të tjera përfshijnë Delaware, Maryland dhe New Jersey. Ndërkohë Uashington DC dhe Misisipi kryesojnë listat e juridiksioneve më pak të përballueshme për kujdesin e fëmijëve.

Kostoja mesatare vjetore e një qendre për foshnjat është rreth 10,468 dollarë, me çmime që variojnë nga 6,605 deri në 20,209 dollarë.

Kostoja mesatare e një dadoje që kujdeset për një fëmijë është 28,905 dollarë dhe këto kosto variojnë nga 27,019 dhe 32,677.

Sipas Care.com, kostot e kujdesit për fëmijët kanë vazhduar të rriten këto katër vitet e fundit. Pothuajse një në tre familje raportoi të shpenzonte 20 për qind ose më shumë nga të ardhurat e tyre vetëm për kujdesin e fëmijëve.

Burimi. PlanetiNenave.com