Elton John ndal koncertin: Më falni por nuk mund të këndoj..

762
0

Me mijëra persona ishin ne pritje, por koncerti i fundit i Elton John nuk shkoi si duhet, madje u mbyll para kohe.

Këngëtari 72-vjeçari pati probleme shëndetësore dhe humbi zërin, duke u detyruar të ndërpriste koncertin për shkak të ftohjes.

“Më vjen keq. Kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj më”, ka thënë këngëtari, duke u mbështetur më pas mbi piano. Disa ndihmës të tij e shoqëruan atë të largohej nga skena nën duartrokitje e shumta të të pranishmëve.

“Këndova me zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, shumë i mërzitur, po kaq sa në faj. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat. Përjetësisht mirënjohës”, shkroi më pas në rrjetet sociale këngëtari.