Mblidhen 1,15 miliardë euro, ja sa dhuruan shtetet per rindertimin e Shqiperise

1158
0

Shteti italian ka dhuruar 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri.

Kjo shumë i bashkohet 115 milionë eurove të BE-së, 3 milionë eurove të Holandës, 5.6 milionë eurove të dhuruara nga Suedia, dhe 11 milionë eurove nga Gjermania.

Nderkohe Franca dhuron 100 milione euro per Shqiperine

Disa nga donacionet në këtë konferencë

Franca, 60 milionë euro

Gjermania, 11 milionë euro

Serbia, 2 milionë euro

Suedia, 5.6 milionë euro fonde dhe grante

Holanda, 3 milionë euro për aktivitete rindërtuese

Danimarka, 2.7 milionë euro. Projekti për gjithë rrjetin e ujësjellësit post tërmet.

Polonia, 2.7 milionë euro për rindërtimin

Greqia, 2.5 milionë euro

Sllovakia, 250 mijë euro

Sllovenia, 300 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në një zonat e prekura

Finlanda, 300 mijë euro

Luksemburg, 150 mijë euro përmes UNICEF

Austria, 1 milionë euro

Hungaria, 250 mijë euro për të ndërtuar kishat katolike. Sektori privat ka dhënë kontribute, 500 mijë euro nga banka kryesore.  

Greqia, 2.5 milionë euro

Maqedonia e Veriut, 6 mln dinarë, rreth 100 mijë euro

Kosova, 500 mijë euro në fondet e emergjencës. 200 mijë euro në formën e granteve

Turqia, rreth 46 milionë euro në formën e granteve

Grupi Islamik i Zhvillimit, 365 mln euro në programe financimi. 50 mln euro grante

Zvicra, 9 milionë euro grante

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2 mijë njësi banimi, rreth 70 milionë euro

Katari, 5 milionë dollarë

SHBA – Qeveria amerikane do të japë 3.9 mln dollarë në mënyrë transparente në mënyrë që të shkojnë te njerëzit që kanë më shumë nevojë. Në total do të jenë 5 milionë dollarë.