Fundjava nisi me diell, temperatura të larta dhe mot të kthjellët, por sinoptikanët parashikojnë një ndryshim drastik të motit në mesjavë. Shkak do të bëhet stuhia ciklonare “Kiara” që ka goditur Europën, por që do të prekë edhe Shqipërinë.
“Ardhja e stuhisë Kiara në territorin shqiptar pritet gjatë mesjavës duke bërë që temperaturat të bien disa gradë nën 0 dhe të kemi prani të reshjeve. Kryesisht, reshjet do të jenë në formë dëbore”, tha sizmologu Hakil Kraja për “Tv Klan”.
Largimi i stuhisë do të sjellë dhe ndryshim të motit. “Pritet që kjo stuhi të qëndrojë shumë pak në territorin shqiptar duke bërë që reshjet ti lërë vendin kthjellimeve dhe motit të ftohtë”, shtoi ai.
Sinoptikanët parashikojnë që Shkurti të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, e ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.