Nuk do ta besoni, ja sa u paguan Alketa Vejsiu dhe Georgina për një natë në Sanremo

1237
0

MOderatorja shqiptare realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, Sanremon.

Vejsiu ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus.

Pikërisht bashkëshortja e Cristiano Ronaldos duket se bëri diferencën sa i përket pagesës, duke marrë plot 140 mijë euro. Por duke parë vështirësitë në të folur dhe faktin se herë pas here u desh ndihma e Amadeus që Georgina të mbyllte fjalitë, duket se kjo shifër u pagua për praninë e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili ishte kusht nga organizatorët.

Mediat italiane shkruajnë se prezantuesja e Televizionit Klan u pagua 25 mijë euro për moderimin e saj në këtë festival.

Megjithatë përveç parave, diferenca e madhe mes Rodriguez dhe Vejsiut, ishte fakti se kjo e fundit, mahniti publikun italian, e jo vetëm, me rrjedhshmërinë e saj në të prezantuar në gjuhën italiane. Pjesëmarrja e saj në këtë festival bëri jehonë në media.

Vetë Vejsiu e konsideroi ngjitjen në teatrin “Ariston”, një triumf të karrierës së saj profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.