Habit opinionistja shqiptare: Kur zihem me partnerin e ri, telefonoj ish-bashkeshortin

601
0

Një prej opinionisteve më pa komplekse në Shqipëri rrefeu sërish marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin.

Bëhet fjalë për Silva Baltadorin, një figurë e njohur e ekraneve dhe grua në karrierë.

Nga martesa e parë, ajo gëzon dy fëmijë, ndërsa tani shijon historinë me partnerin holandez.

Pavarësisht se eshte ndare, Silva ka raporte shumë të mira me ish-bashkëshortin dhe nuk heziton që të marrë këshilla për konfliktet në lidhjen aktuale.

Në emisionin “Ftesë pa 5”, ajo tha: “Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabel (vajza), sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun (partneri aktual) unë marr në telefon Xhorxhon”.