Nena e dy femijeve: Si ma mori burrin klientja që vinte cdo dite në lokalin tonë

2562
0

Emisioni “Historia ime”, ditën e djeshme solli historinë e vështirë të një grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve Suzana Hoxha, 54-vjeçare.

Ajo tregoi se pas 13 vitesh emigracion në Greqi së bashku me ish-bashkëshortin dhe fëmijët, u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të blejnë lokal dhe të hapin biznesin e tyre.

Por ishte pikërisht ai lokal që do ju sillte problemet më të mëdha dhe do bëhej pikënisja e një marrëdhënieje të re për burrin e saj. Ajo ishte 47 vjeçe, ndërsa babai i fëmijëve të saj 50 vjeç, kur ata vendosën të ndahen. Për Suzanën ka qenë shumë e vështirë dhe një traumë e vërtetë.

Mirela Milori: Sa vjeç je Suzana?

Suzana Hoxha: Jam 54 vjeç, edhe kam dy fëmijë jam e divorcuar, banoj këtu në Tiranë.

Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin?

Suzana Hoxha: Në vitin 1988 u njoha me ish-bashkëshortin tim, u martuam, u bëmë me dy fëmijë. Çdo gjë rridhte normalisht. Në vitin ’90 ish-bashkëshorti shkon emigrant në Greqi dhe në ‘97 arritëm të shkonim edhe ne si familje.

Mirela Milori: U zhvendosët në Greqi?

Suzana Hoxha: Po, emigrante, çdo gjë shkonte në rregull si të gjitha familjet. Vendosëm të ktheheshim në Shqipëri, mbas një farë kohe lodhje, sakrifice.

Mirela Milori: Në çfarë viti?

Suzana Hoxha: Në vitin 2010!

Mirela Milori: Sa jetuat në Greqi?

Suzana Hoxha: Ish-bashkëshorti i bie 17 vjet, kurse ne familjarisht 13 vjet. U kthyem në Shqipëri, blemë lokalin, shtëpinë. Hapa edhe unë një parukeri sepse kisha mbaruar shkollën 1-vjeçare në Athinë. U stabilizuam.

Mirela Milori: Kishit dy fëmijët?

Suzana Hoxha: Po! Familja jonë ishte shumë e rregullt. Mbas 6 muaj marr divorcin.

Suzana Hoxha: Çfarë ndodhi se ju ishit një familje e shëndetshme?

Suzana Hoxha: Këtu ramë në kontakt me realitetin shqiptar, që ishte ndryshe, kishte avancuar jo si e kisha lënë. Kur erdha, kishin ndryshuar çdo gjë.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi, çfarë e tronditi martesën tënde?

Suzana Hoxha: Konkretisht në bar kafe vinin gra dhe femra të kalibrave të ndryshme, të niveleve të ndryshme. Kishte dhe nga ato gra që duan ta ndërtojnë jetën, të shkojnë nga shkalla e parë në të dhjetën menjëherë. T’i gjejnë gjërat gati. Si përfundim, ne arritëm në divorc sepse u shfaq dëshira nga ish-bashkëshorti për një fytyrë të re.

Mirela Milori: Ai u lidh me dikë tjetër?

Suzana Hoxha: Po u lidh!

Mirela Milori: Gjatë kohës që ishte i martuar me ty?

Suzana Hoxha: Po dëshironte dhe të ecte, të përparonte.

Mirela Milori: Donte të krijonte familje dhe me atë tjetrën?

Suzana Hoxha: Po patjetër!

Mirela Milori: Ta tha këtë apo e zbulove vetë?

Suzana Hoxha: Faktikisht nuk e pohoi fillimisht, por në ditët e ardhshme po njihej më qartë.

Mirela Milori: E njihje personin në fjalë?

Suzana Hoxha: Vinte pinte kafe përditë në lokalin tonë. Ishte një mësuese nga Kolonja. Edhe derisa arritën dhe në këtë moment unë bëra mbrapa.

Mirela Milori: Fëmijët qëndruan me ty?

Suzana Hoxha: Fëmijët qëndruan me mua, e kishin shumë të rëndë se u rritën dhe me atë. Nuk e kuptoj si e bëri dhe ai, në një moshë 50 e ca vjeç dhe mbas 23 vjetëve martesë, të arrish të divorcohesh. Ishte shumë e vështirë për mua, ishte një traumë. E përjetova shumë.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe?

Suzana Hoxha: 47 vjeç!