Alketa Vejsiu ngjitet në skenën e Sanremo-s, dalin fotot e para nga provat

1661
0

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Sanremo-s.

Ajo është e para shqiptare, që do të bëhet pjesë e prezantimit të këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm italian.

Sot, në natën e tretë të Sanremo-s, Alketa Vejsiu do të prezantojë në krah të prezantuesit të famshëm italian, Amadeus.

Moderatorja mjaft e dashur për shqiptarët ka publikuar pamjet e para nga skena e madhe e Sanremo-s, teksa po bën provat e fundit për shfaqjen e madhe, të cilën vetë Alketa e cilësoi edhe si ëndrrën e saj.