Larg publikut prej 8 vitesh, do habiteni se çfarë bën sot Marieli i ‘Big Brother 4’

1179
0

Marieli ka qenë një prej konkurrentëve më të përfolur të edicionit të “Big Brother 4”, jo vetëm për lidhjen e tij me vajzën seksi nga Shkodra, Mirjetën, por edhe për faktin se ishte wrestler-i më i qetë që mund të kishim imagjinuar.

Përvoja e tij brenda shtëpisë shkoi me humor dhe pozitivitet, ndërsa menjëherë pas asaj eksperience Marieli iu rikthye jetës në ring dhe sportit që ushtronte që nga mosha 17-vjeçare, Wrestling.

Pas përfundimit të “Big Brother” ish-banori u largua nga vëmendja e të gjithëve, ndërsa dukej sikur u “zhduk në hiç”. Po ku është sot Marieli dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij?

Sipas “Xing.al” msohet se që prej 5 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas buruimeve, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.