Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak, kryeministri bën premtimin

1743
0

“Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se nën qeverisjes e tij ushtria do të jetë e detyrueshme. Nga foltorja e Kuvendit ky njoftoi disa ndryshime që do ndodhin kur ai të jetë në qeveri, u shpreh se dhe shrbimi ushtarak do jetë i detyruar.

Në shumë vende të Evropës si dhe në shumicën e vendeve anëtare të aleancës ushtarake transatlantike, NATO-s, shërbimi i detyruar ushtarak ose është hequr fare, ose është ndërprerë. 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste. 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.