Kengetarja Nora Istrefi është surprizuar nga ish-bashkëshorti në “Dua të të bëj të Lumtur”.
Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video, ku shihet se këngëtarja ka shpërthyer në lot nga historia për të cilën është ftuar.
Ndër të tjera, këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, ka folur dhe për Robertin dhe ndarjen nga ai.
Ajo ka zbuluar se nuk ka pasur një Ana që ka ndërhyrë në jetën e saj.
Në ekran është shfaqur një video e Robertit, me një mesazh posaçërisht për Norën. “Ky mesazh shkon special për Norën”, shprehet ai.