Një tjetër shtet i Europës ku jetojnë shumë shqiptarë, preket nga koronavirus

2358
0

Eshte konfirmuar i prekuri i parë nga virusi që u përhap nga Kina edhe ne Gjermani.

Thuhet se nje shtetas gjerman u infektua nga një koleg kinez që ndoqi një trajnim në një kompani në shtetin e Bavarisë rreth një javë më parë, thanë zyrtarët shëndetësise.

Kolegia, një grua nga Shanghai, “filloi të ndihej e sëmurë më 23 janar”, tha Andreas Zapf, kreu i Zyrës Shtetërore të Bavarisë për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Një burrë 33-vjeçar që kontraktoi virusin jeton afër Starnberg, 30 kilometra (18 milje) në jug të Mynihut, dhe është në një “gjendje të mirë mjekësore”, sipas autoritetit shëndetësor.

Njerëzit të cilët kishin rënë në kontakt të ngushtë me secilin nga personat e infektuar janë informuar dhe po monitorohen për çdo shenjë që të mos përhpaet sëmundja.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se burri ishte nën vëzhgim në një repart izolimi dhe se rreziku i infeksionit për njerëzit e Bavarisë aktualisht konsiderohej të ishte “i ulët”.

“Personat që kanë qenë në kontakt (me pacientin) janë informuar në detaje në lidhje me simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmetimit”, thuhej në deklaratë.

Starnberg është një qytet në Gjermani, vetëm 30 km larg Mynihut. Një fluturim nga aeroporti i Rinasit drejt Mynihut ose anasjelltas zgjat vetëm dy orë, prandaj paniku ekziston për njerëzit.