Arbana humb durimin: E ç’më keni çarë kokën me Eduart Grishajn

757
0

Arbana Osmani tashmë po jeton e lumtur me te dashurin e saj, regjisorin Eduart Grishajn.

Çifti i shumë përfolur i mediave rozë së fundmi ndodhen në Poloni ku kanë vizituar dhe muzen “Krakowa” duke ndare disa nga momentet me ndjekesit.

Por moderatorja këto postime i ka shkruar të gjitha në gjuhën angleze gjë që ka rënë në sy ndjekësve të saj.

‘Shkruaj shqip Arbana siç shkruan Eduart Grishaj’ i ka ardhur një mesazh moderatores në inboxin e saj.

Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar:

“Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.

Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores.