Shtrëngata shiu dhe temperatura deri në -6 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë jave

956
0

Pas një periudhe të gjatë me mungesë reshjesh, pas kësaj fundjave do të ndryshojnë kushtet klimaterike në vendin tonë.

Ditën e hënë moti pritet të jetë me vranësira dhe me reshje shiu me intensitet mesatar, ku do të ketë dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën perëndimore.

Temperaturat priten të jenë të larta në mëngjes, por me rënie në vlerat e mesditës për shkak të reshjeve. Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri në mesin e javës.

Janari do të mbyllet me mot të qëndrueshëm me diell, por i ftohtë, pasi temperaturat do të zbresin sërish deri në -6 gradë celsius në mëngjes dhe mesdita deri në 15 gradë celsius në bregdet!