Italia zgjohet nga një tërmet mbyllen disa shkolla

1314
0

Një lëkundje tërmeti ka goditur Italinë në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar pa nik te banorët e zonës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km larg rajonit të Catanzaros me magnitudë 4.1 Rihter , në një thellësi 2 km.

Deri tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet sizmike, ndërkohë që autoritetet në Albi, Pentone, Magisano e Zagari kanë mbyllur shkollat.

Lëkundja e fortë e orëve të para të mëngjesit është pasuar nga disa tërmete të vegjël me magnitudë 2-3 Rihter.