Histori e Vitit 2020: Cifti i të moshuarve jetojnë me dritën e pishës, të vetmit banorë në fshatin e braktisur, pa energji elektrike prej 30 vitesh

1707
0

Kjo është jeta reale e këtyre të moshuarve në vitin 2020, në Shipëri.

Ata janë Zef Ndue Marku, 75 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Dava ët cilët jetojnë të vetëm në fshatin Mollkuqe, më shumë se pesë orë larg Fushë Arrëzit.

Dy të vjetërit janë të vetmit që kanë mbetur në fshatin e braktisur prej gjithkujt. Ata po jetojnë prej 30 vitesh pa energji elektrike, me dritën e Pishës, e pa kushtet më minimale.

Këtë histori e sjell gazetari Armir i cili është kujtuar që bashkë me bamirësin e zonës, Fran Gjoka, t’ua zbukurojnë disi festat dy të moshuarve përmes ndihmave me ushqime.

Më poshtë shihni dhe një kolazh fotosh që flasin shumë për jetën e dy të moshuarve!