Viti i ri 2020 nis me tërmet, epiqendra e lëkundjes së fortë

1129
0

Një tjetër lëkundje me magnitudë 4.2 të shkallës Richter u ndie në vendin tonë në fillim të këtij viti.

Tërmeti kishte epiqendër detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona.

Sipas sizmologëve pasgoditjet do të vazhdojnë dhe janë fenomen normal pas një tërmeti të fortë si ai i 26 nëntorit.