9 lëkundje sizmike ditën e parë të vitit, më i forti pranë Kepit të Rodonit

1389
0

Si pas IGJEUM, të paktën 9 lëkundje sizmike u shënuan ditën e parë të 2020 në territorin shqiptar. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë lokale 3.5 ballë.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, 5 kilometra në veri të Kepit të Rodonit dhe me një thellësi 32 Kilometra.

Termetet e tjera kanë qenë me magnitudë të vogël, 2.5 ballë dhe sërish sipas IGJEUM janë regjistruar në të njëjtën zonë sizmike.

Sërish sizmologët këshillojnë qytetarët se nuk ka vend për panik, pasi këto lëkundje janë vazhdimësia e pasgoditjeve nga tërmeti i fortë që goditi vendin në 26 nëntor.