Zevendësdekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, inxhinieri Agim Seranaj, u shkarkua nga detyra në mënyrë të befasishme.
Profesori i inxhinierisë i cili denoncoi në media problemet e konstatuar në terren pas tërmetit të 26 nëntorit tregon në ABC-n e mëngjesit ku flet për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si e mori vesh lajmin.
“Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën etij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, tregon Seranaj.
Seranaj nuk di të thotë saktësisht se çfarë e ka shtyre Dekanin Neritan Shkodrani ta shkarkojë pa motiv, megjithkëtë nuk përjashton mundësinë se mund ti ketë shkelur dikujt në kallo.
Ndërkohë profesori i inxhinierisë i tregon Enkel Demit se me vendimin e shkarkimit shefi i tij nuk ka ndjekur proceduren.
“Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, tha ai.
Një ditë para shkarkimit nga detyra e zevendës dekanit të Inxhinierisë, Seranaj me një grup kolegesh i dërguan Kryeministrit dhe Presidentit sugjerimet e tyre për menaxhimin e situatës pas tërmetit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Ndërsa presin reagimin institucional inxhinieri ka një këshillë për qytetaret që iu janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës.
“Të mos lejojnë ndëryrje në objekt nëse nuk ka një leje të aprovua rnga shteti”, theksoi Seranaj