“I sigurt dhe i lumtur me familjen e tij”, infermierja publikon fotot e Alvinit pas operacionit

610
0

Djaloshi 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol, Siri, i është nënshtruar një operacioni.

Infermierja që e kuroi atë fillimisht në kamp ka publikuar disa foto të Alvinit, pas operacionit, në profilin e saj Facebook.

Janis Jackson Hayes e ka ndarë mesazhin me të atin e Alvinin dhe vogëlushin shqiptar, i cili ka qene në fokus të mediave për disa ditë, teksa jeta e tij u vu në rrezik në kampet e Sirisë.

“Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes në Facebook.