Një lëkundje sizmike me magnitudë 6.8, goditi ditën e sotme shtetin e Filipineve.
Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) tregoi se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao, ndërsa thellësia 28.2 km.
Deri më tani nuk ka raportime për vik tima, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar imazhe nga momenti kur tërmeti i fuqishëm godet Filipinet.
6.9 magnitude earthquake in Mindanao dec 15,2019 2:11pm #linogph #linog #linogdavao #EarthquakePH #davao #mindanao #linogdavao #ctto #vivaldi #davaocity #davaodelsur pic.twitter.com/cUaYLL1Vh3
— Mel Assi (@meLissa_batac) December 15, 2019