Janë rikthyer sërish në skenë parodistët e Vlorës me shfaqjen LAJ,THAJ të mbajtur nga dy parodistët Afrimi dhe Agroni, ndërsa Meti që ndërroi jetë 6 muaj më parë u shfaq në monitor.
Kjo ishte shfaqja e parë që një prej tre parodistëve mungonte në skenë.
Dy kolegët e tij në skenë luajtën dhe një skeç dedikuar pikerisht Muhamet Likos.
“Laj thaj”, ka marre duartrokitjet e publikut te shumte vlonjat. Shfaqja ka sjelle mes humorin, perditshmerine tone me problematikat dhe gëzimet e saj.