Tërmeti 3.4 ballë, nxënësit dalin nga klasat (FOTO)

1267
0

Një tjetër lëkundje sizmike krijoi pasiguri paraditen e sotme duke bërë që nxënësit të dalin nga klasat.

Tërmeti kishte fuqinë 3.4 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 10.00 me thellësi 27 kilometra, sipas EMSC.

Tërmeti e kishte epiqendrën 32 km në veriperëndim të Tiranës, 14 km larg Mamurrasit. Ai kishte fuqinë 3 ballë të shkallës Merkali.

Shtatë minuta më vonë u regjistrua dhe një tërmet 2.2 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.