Dy djemtë Aureli dhe Alesion janë dy prej tyre që i shpëtuan lëkundjes së tërmetit të 26 nëntorit.
Para disa ditësh ata u vizituan nga Kryeministri Rama dhe u premtoi se do t’u dërgonte bluzat e lojtarëve të tyre të preferuar.
Por sot për fëmijët ishte një surprizë e madhe të takonin Ronaldon dhe Bufon.
Po ashtu ata morën si dhuratë bluzat e tyre me firmën e secilit.