Mbërritën menjëherë në Thumanë/ Grekët: U shokuam me atë që pamë aty, kurrë nuk kemi..

1006
0

Ekipi i kërkim-shpëtimit që mbërritën nga Greqia ishin të parët që erdhën në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Disa prej tyre kanë folur për mediat kur u kthyen në vendin e tyre për situatën gjatë momenteve të para kur tërmeti sapo kishte rënë.

Mediat greke shkruajnë se, menjëherë pas lekundjes së fortë, qendra koordinuese e Brukselit i dorgoi sinjal urgjent ku paralajmëronte Greqinë për mision shpetimi të menjëherëshëm në Shqipëri.

Spyros Karoubis, Konstantinos Tsakiris dhe zjarrfikësit Vassilis Gerokostas de Evangelos Alexandris janë ndër 26 pjesëtarët që u përgatitën më urgjencë për tu nisur në vendin tonë.

Ai ka thënë se janë shokuar kur kanë shkuar në rrënojat e një godine 5 katëshe pasi kanë parë që nuk kishte kolona të mirëfillta, por ato ishin bërë me tulla.

“Shoku i parë që kaluam ishte kur morëm vesh që ndërtesa nuk kishte kolona çimentoje. Kolonat ishin prej tulle. E gjithë ndërtesa ishte në” ajër “dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë”, ka thënë Spyros Karoubis.