Durrësi u rrënua, por ja çfarë ndodhi me pallatin 28-katësh në Golem pas tërmetit

38169
0

Shkumëkush prej nesh ka menduar se cfarë ka ndodhur me pallatin e përfolur për katet e tij të ndërtuar pa leje në bregdet.

Mirëpo nuk kanë qenë të paktë ata që janë habitur se pse nuk është dëmtuar asnjë kat i pallatit ‘Kamelia’ te Shkëmbi i Kavajës.

Pallati ka pasur leje për 20 kate por si gjithmonë, shto ‘ujë e shto miell’ ka vajtur deri 28 kate lartësi.

Për inxhinieren Prof. Luljeta Bozo ka të paktën një arsye se pse, nga ajo që shohin nga larg qytetarët, nuk pësoi gjë ai pallat.

‘Unë mendoj se ai pallat ai në breg të detit që ka shtuar kate pa leje, ka tre kate nën tokë. Vendosja në thellësinë e duhur të themelit dhe në thellësinë e përshtatshme dhe strukturës së sipërme…

themeli është nyja delikate që bën rakordimin e sjelljes së bazamentit me strukturën dhe këto dy element të punojnë në mënyrë harmonike. Kjo është arsyeja’, shpjegon inxhinierja Bozo.