Pas tre lekundjeve të natës që lamë pas, mëngjesin e sotëm u ndien edhe tri lëkundje të tjera sizmike.
Në orën 05:28 u shënua lëkundje 3 ballë të shkallës Rihter me thellësi 10 km. Epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, 52 km në veriperëndim të Tiranës.
Në orën 6:05 u shënua një lëkundje 2.8 ballë, 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës, me thellësi 22 km.
Në orën 06:16 pati një tjetër lëkundje 3.3 ballë në detin Adriatik, mësohet nga EMSC. Ky tërmet kishte thellësi 10 km dhe u regjistrua 45 kilometra në veriperëndim të Tiranës.