Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës, është një emër i njohur i ekranit për shkak të punës së tij në disa televizione.
Ai dyshohet se kishte rolin e menaxherit të rrjetit duke siguruar vajza dhe gra të ndryshme për klientë e tij, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt pagesës që shkonte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Sipas dëshmisë së Nikajt mësohet se ai i ka mohuar akuzat edhe pas deshmive të ndryshme të dëshmitarëve
“Marrëdhëniet kryheshin me dëshirë, nuk paguhej lekë. Asgjë nuk e bënim për lek. Vajzat nuk i dërgoja unë. Ata shkonin me dëshirë . Kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës. Ky nuk quhet pro stitucion.” ka thënë ‘Zogu i Tiranës’.