Dy balerinët e suksesshëm, ua ndalojnë fëmijëve të merren me balet: Le të bëhen cfarë të duan por jo balerinë

791
0

Dyshja e njohur e balerinëve Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani ishin të ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”.

Balerinët folën për jetën e tyre jashtë sallave së baletit. Shumë pak prej nesh e dinim, por Ola dhe Esdalini njihen me bashkëqë prej moshës 10-vjeçare, kur ishin në të njëjtën shkollë.

Sot ata janë të martuar me dy fëmijë, vajzën 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeçar.

Edhe pse kanë punuar gjithë jetën në fushën e baletit duke qenë të suksesshem, Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar kategorikisht fëmijëve të merren me balet.

“Nuk diskutohet fare në shtëpinë tonë. S’na pëlqen fare”, -u shpreh Ola, ndërsa Esdalini shtoi: “Ne kemi pasur një sallë baleti, para shumë vitesh, kur vajza ka qenë e vogël. Nuk kemi dashur t’ia imponojmë, duke ditur lodhjen që ka zanati ynë dhe feedback-un që merr mbrapsht. Nuk e kemi pasur qejf. Unë jo njëherë, kategorikisht. Në momentin që vajza vinte, kur bënim kurse, nuk e pranonim. Nuk donim ta ushqenim. Është profesion shumë i lodhshëm. Jemi super të kënaqur që nuk merret me këtë gjë. Le të bëhet avokate, doktoreshë, çfarë të dojë.” Ola ka shtuar gjithashtu se, fatmirësisht, vajza nuk ka fare interes për baletin.