Lëkundje të reja tërmeti në Shqipëri

1035
0

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.1 ballë u regjistrua sot në jug të vendit.

Sipas IGJEUM lëkundja kishte e kishte epiqendrën në fshatin Aliko, 6 km në Jug-Lindje të Sarandës, ndërsa u ndje edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.

Tërmeti është regjistruar në orën 03:07. Sakaq, deri tani nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë se para pak ditësh një lëkundje me magnitudë 3.7 u regjistrua në Tiranë

Kohët e fundit, vendi duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tërmeteve.

Lëkundje të forta janë regjistruar në Korçë, ndërsa tërmeti më i fortë i dekadave të fundit lekundi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha në banesa por edhe lënd ime në njerëz./