“Në fund të muajit nuk paguaj dot dritat”, këngëtari i njohur tregon sa fiton nga muzika

640
0

Kur flitet për këngëtarët mendohet se sa shumë fitojnë ata nëpër koncerte apo dasmat ku marin pjesë por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë

Këtë gjë e ka dëshmuar vetë këngëtari i njohur Xhavid Dedej, duke qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jonida Shehut.

Ai u pyet se sa lekë fiton nga këngët që bën dhe këngëtari tregoi se fiton fare pak.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, u shpreh Xhavid Dedej.