Pasi u konfirmua vetëm këtë fundjavë lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin, aktorja tashmë ka nisur një periudhë të re në jetën e saj.
Pas suksesit me emisionin që drejton, me ndihmën e të dashurit të saj, tashmë po provon veten edhe si bizneswomen. Gjatë promovimit të restorantit të saj, Dembacaj falënderoi publikisht Markun për ndihmën që i ka dhënë.
Nga ana tjetër, jeta vijon krejt normalisht për ish-bashkëshortin e saj, Aleksandrin. Në rrjetet sociale ai ka fshirë tashmë të gjitha fotot që kishte me ish bashkëshorten, duke lënë vetëm ato ku është me vajzën e tyre.
Fundjava për Aleksin duket se ka qenë krejt e qetë. Ai zgjodhi të kalojë kohë me vajzën e tij, duke postuar video ku ata shihen të dy gjatë drekës.
Kujtojmë se ish-bashkëshorti i aktores u njoh nga mediat fal postimeve të shumta që ajo ndante me ndjekësit e saj.
Të ftuar në studio të ndryshme televizive, çifti fliste për një histori të bukur dashurie që u kurorëzua edhe në martesë mirëpo duket se tashmë gjithçka është harruar.
Rudina vijon të jetë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së saj të re me ish politikanin, ndërsa Aleksi do t’i largohet pak nga pak famës që mori nga Rudina.
Ndërsa vajzës së tyre i urojmë një jetë të lumtur pasi ajo është më e prekura në këtë histori