E pyesin për librin me receta të Arbana Osmanit, ja si përgjigjet Renato Mekolli: Kush e ka bërë këtë..

2966
0

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qenë një prej personazheve publikë që ka prezantuar librin e tij me receta gatimi në Panairin e Librit.

Mirëpo gazetari i emisionit “Thumb On”, Renaldo Sharka donte të provokonte Renaton duke bërë sikur ngatërron emrin e librit të tij dhe mesa duket ia arriti.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ më ka pëlqyer shumë”, i thotë gazetari, teksa përmend emrin e librit të Arbana Osmanit.

“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që bën receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, ia ktheu Renato i habitur nga pyetja, ndërsa gazetari vazhdoi sërish “lojën”.

“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta”?, pyeti ai.

“Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato duke qeshur.

Kjo u mor nga shumë ndjekës si thumbim për moderatorëen Arbana Osmanin, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të ri.