Arbana dhe Eduarti fotografohen në stadium mbështetur tek njëri tjetri

1464
0

Mes dhjetra personazheve të njohur që ishin të pranishëm gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, ishte edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Por ajo nuk mund të ishte vetëm në shkallët e stadiumit. Ajo ishte e shoqëruar me regjisorin Eduart Grishaj.

Veshur me ngjyrat kuqezi të Kombëtares e me kokën e mbështetur tek supi i regjizorit, Arbana shihet më e lumtur se kurrë.

Foton e ka publikuar vetë Grishaj, i cili duke bërë falenderim për fotografin shkruan:

 ‘E paske shkrep fiks 1 minutë para se ta zinte gjumi Arbanën’.

Pas kësaj foto, nuk ka më dyshime. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.. e duan shumë futbollin.