Kryeministri Rama i ka bërë një vizitë skuadrës së kombëtares në prag të ndeshjes me Francën.
Ai madje i ka shënuar një gol me penallti portierit Strakosha
Pasi vizitoi të gjitha ambientet e stadiumit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares.
Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht si del rezultati në fund të ndeshjes.