Vajza i kërkon llogari sa herë kthehet në shtëpi, Genti i jep një mesazh live nga spektakli

696
0

Në spektaklin “Dance with me”, Gent Zenelaj i cili është pjesë e jurisë tregoi se vajzae tij 4 vjeçare ankohet gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se kthehet vonë në shtëpi prandaj ai, pas përfundimit të njërës prej performancave, Genti i dërgoi një mesazh vajzës së tij Arias. 

Zenelaj i premtoi se këtë mbrëmje kur të kthehet në shtëpi do i lexojë një përrallë dhe i tha se është akoma në punë.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”, tha Genti.