Vjen lajmi i mirë për të gjithë ne, sapo e dha Rama: Do ju marr vetëm 2 minuta..

3964
0

Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi në takimin e përjavshëm ‘’Platforma e Bashkëqeverisjes’ se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2020 do të fillojë mbyllja e shumë sporteleve në zyrat e shtetit për të garantuar regjistrimin dhe aplikimin online të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Rama raportoi se aplikimet në zyrat e administratës do të shkurtohet në masën 90% duke eliminuar kështu “vara-vingot” e lodhshme te qëtatarëve.

Më poshtë fjalimi i plotë

‘’Dua të marr vetëm dy minuta për përpjekjen që po bëjmë me skuadrën e bashkëqeverisjes.

E nisëm me 3 shërbime online, sot kemi 150 shërbime nëpërmjet e-albania dhe kemi kapacitet të madh. Mendojmë të bëjmë një hap përpara nga viti i ardhshëm për një periudhë të shkurtër për heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumentave për kërkesat e qytetarëve në masën 90%.

Do të hyjmë në një fazë revolucioni që ka nisur në disa drejtime shërbimesh, kjo fazë e re e revolucionit do të jetë një përmbysje e madhe, sepse shumë shërbime nuk do të kërkojnë më që të vijë në zyrë qytetari,  duke e detyruar të bëjë vara-vingo ‘’shko këtu,ktheu atje’’. Kjo i jep mundësi qytetarit të aplikojë online. Të mos harxhojë asnjë minutë për të marrë një shërbim që i takon nga telefoni dhe kompjuteri. Mjafton të marrësh një fëmijë 6 vjeç ta bëjë aplikikin online.

Do të gjejmë ata që rrinë atje te sporteli dhe janë mësuar t’u thonë qytetarëve ‘’jo këtë, atë tjetrjën’’. Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të mbyllim sportelet në një masë shumë të madhe për aplikimet. Për ta marrë shërbimin me telefon do një investim më të madh. Nuk do të themi njerëzve ‘’shko te QKB-ja, ço dosjen e prit radhën’’. Nuk do të kerë radhë. Biznesi të regjistrohet nga shtëpia dhe të presë përgjigjen nga shtëpia, kemi bërë revolucion me vulën elektronike’’, u shpreh Rama.