Flet shoqja e Valbona Berishës e rikthyer nga Siria: Mu bë qejfi për Alvin, ai nuk donte të rrinte..

2180
0

Një grua 21-vjeçare që jetonte me Valbona dhe Alvin në Siri tani është kthyer në Kosovë sipas skemës së rehabilitimit të qeverisë kosovare.

Gruaja, e cila nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e saj për arsye sigurie, jeton me familjen e saj në një fshat jashtë Prishtinës. E ulur nën një pemë në kopshtin me diell të shtëpisë, ajo pa fotot e Alvin përcjell shqiptari.net.

“Jam shumë e lumtur që është gjallë, ai kurrë nuk donte të ishte atje, ishte shumë nervoz, i mërzitur dhe donte të shkonte në shtëpi. Ai ka kaluar një kohë vërtet të keqe dhe i duhet përkujdesje, “thotë ajo.

Ndërsa prinderit e vajzes thone se jame te lumtur qe vajza e tyre u kthye shëndoshe e mire dhe nuk pati fatin e shoqes se saj transmeton shqiptari.net

“Tani ajo është kthyer, ne thjesht jemi shumë të lumtur që ajo është rikthyer, kemi një mundësi për të ndryshuar gjërat. Duhet të jetë e vështirë për baballarët dhe nënat që kanë djemtë dhe vajzat e tyre të reja atje, por nuk mund të kthehen, është një humbje e dyfishtë. ” /The Indipendent/