Marsida Qatja ikën nga Shqipëria, ja çfarë shkruan në rrjetet sociale

2156
0

Edhe pse Gjykata e qytetit të Kavajës kishte vendosur masën “Detyrim Paraqitje” për Marsida Qatjan, 31-vjeçarja ka vendosur që ti sfidojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Marsida Qatja ka lajmëruar se po largohet drejt Gjermanisë duke u nisur nga Rinasi.

“Mirupafshim”- shkruan Qatja, nënë e 3 fëmijëve, ku ka publikuar një foto me njërin prej fëmijëve të saj.

Ndërkohë ajo ka konfimuar largimin nga Shqipëria, duke thënë se do të qendrojë në Gjermani vetëm 4 ditë.

Marsida po ashtu ka konfirmuar se e ka marrë pasaportën, megjithëse policia e kishte sekusetruar që të mos largohej nga vendi.