Ai postoi një foto në profilin e tij në Facebook si një shaka e vogël, por që tashmë ka marrë përmasa më të madh.
Korcari Denis Bezolli u bë hit në rrjet pasi një postim i tij në rrjetet sociale u bë viral
Gjithcka nisi me një shkrim të djalit:
“Mua që më shikoni kështu, kokë pa krehur, e kam nisur jetën nga zero…. dhe tani kam arritur deri në 20 milion borxh”
Kaq mjaftoi që postimi i tij të shpërndahet nga miqtë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale.
I riu me sa duket me një shaka të momentit ka vënë në pah një realitet mjaft të hidhur në Shqipëri.