“O qeros, jemi të dy qerosë”/ Rama kokë më kokë me bebin, por ja çfarë i bën ai

666
0

Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë ishin në Qendrën Shëndetësore e Roskovecit për të inspektuar rikonstruksionin e saj.

Gjatë vizitës në këtë qendër shëndetësore ata takuan disa pacientë të rastësishëm, ku më i veçanti ishte një bebe i vogël me të cilin kryeministri shkëmbeu disa batuta duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Foshnja e shikon me habi kryeministrin ndërsa ky i fundit i afrohet duke i thënë me përkëdheli: “Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy…”

Më pas vëmendjen e fëmijës e tërheq mjekra që kryeministri ka lënë kohët e fundit duke ia prekur me dorë

“Mjekra e,”- shton më tej Rama.

Kjo video u postua e profilin e Kryeministrit per te gjithe ndjekesit e tij.