Pas ndarjes nga djali i saj, nëna e Stresit ka dy fjalë për Keisin

1388
0

Ndarja mes Stresit dhe Keisit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara nëpër portale dhe çdo veprim i çiftit po komentohet.

Stresi në intervistën e fundit tha se po përpiqet ta rikthejë ish të fejuarën e tij dhe dukej i penduar pas ndarjes.

Ndërsa Keisi nga ana tjetër vazhdon jetën e saj në Amerikë, por nuk i ka shkëputur përfundimisht raportet me familjen e ish partnerit pasi kur prindërit e tij kishin përvjetorin e martesës ajo i uroi publikisht.

Me sa duket Keisi mban raporte shumë të mira me ta pavaresisht ndarjes, pasi në foton e fundit mamaja e Stresit i ka komentuar.

“Bukur Kejsiiii”, i shkruan ajo ndërsa Keisi ia kthen: “Mimiii ime”, shoqëruar me një zemër.