Kur udhëtojmë herë pas herë na qëllon të shohim ndërsa ulemi në aeroportet e të ndryshe mëpër botë, pamje të bukura të lagjeve të qyteteve të organizuara në mënyrë perfekte nga arkitektë të ndryshëm.
Fotot e mëposhtme janë marrë nga një dron i cili na sjell imazhet spektakolare të një fshati në Bronby të Danimarkës.
Fshati i veçantë është projektuar me lagje të vogla në formë rrethi, të rrethuara totalisht nga gjelbërimi që të japin idenë e një vendi që nuk i përket kësa bote, por një civilizimi alien.
Megjithëse pamja dhe ambienti përreth janë fantastike, qiraja për këto shtëpi nuk është aspak e lartë, por danezët preferojnë të jetojnë në këtë zonë gjatë muajve të ngrohtë. Projekti u realizua nga arkitekti Erik Mygind në vitin 1964, më qëllimin për të inkurajuar ndërveprimin social.