Rama ishte sëmurë, amerikani Granoff bën njoftimin e papritur

1712
0

Kryeministri Rama ishte i ftuar të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve, por në çastet e fundit ka lajmëruar se është sëmurë. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i FSHAZH (AADF), Michael Granoff.

“Kryeministri nuk mundi të vinte sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do të mbante fjalim”, – tha Granoff.

Gjatë paradites Edi Rama zhvilloi disa aktivitet publike.

Në mëngjes zhvilloi një mbledhje me Grippin Parlamentar të PS-së. Më pas mori pjesë në çeljen e vitit të ri akademik në Universitetin e Mjekësisë.

Nuk dihet cili ka qenë problemi shëndetësor i kreut të qeverisë shqiptare.