Ngjarja në Kavajë/ Qatja: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal

1454
0

Marsida Qatja është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person humbi jetën, nuk ka për t’u mbyllur me kaq.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Marsida thotë se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Dritan Haxholli dhe as me Dritan Toci.

Sipas Qatjes, burri i saj, i cili ndodhet mbrapa hekurave jashtë vendit, nuk ka për të falur.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test dr oge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji.

Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të tij. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo minutë duke më kërkuar si është e vërteta. ]

Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, i kisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida.

Qatja tregon se ka në pronësi një agjenci udhëtimesh, me të cilën siguron jetesën.

Gjatë intervistës, ajo mohon se ka ekzistuar një plan për Dritan Haxhollin.