Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se që nga data 14 tetor 2019, çdo pagesë për vërtetimin nga RBS do të kryhet direkt në arkat dhe sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Kjo gjë bëhet me qëllimin e vetëm evitimin e radhëve nëpër banka si dhe heqjen e komisioneve shtesë në pagesë pasi më parë bankat merrnin 150-300 lekë komision.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ësgtë dakordësuar me RBS që komisioni për shërbimin (5% që do shkojë për arkën e DPSHTRR) nuk do t’i shtohet më qytetarit, por do mbahet brenda tarifës zyrtare prej 1400 lekësh.