Në Sicili shitën shtëpi për vetëm 1 euro, kjo është arsyeja

923
0

Për shumë persona është një ëndërr të jetosh në Itali. Prandaj një komunë e vogël e Sicilisë e quajtur Sambuca po ndihmon të huajt që të shkojnë të jetojnë atje duke propozuar çmime të ulëta për blerjen e shtëpive; për vetëm 1 euro.

Në fillim të vitit 2019 zyrtarët e kësaj komune të vogëj, njoftuan një plan për të ringjalleruar vendin e tyre i cili ishte në tkurrje të madhe, duke nxjerrë në shitje të gjitha banesat e braktisura dhe të vjetra për vetë 1 euro.

Teksa banorët e zonës lëviznin nga fshatrat drejt qyteteve ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të vogla në të gjithë Europën, Sambuca vuante nga rënie e thellë e popullsisë . Kështu që zyrtarët blenë shtëpi boshe, pastaj ofruan pronat me çmim minimal në tregun global për të tërhequr njerëz të rinj.

Kjo nismë funksionoi shumë mirë. Pas kërkesave nga e gjithë bota, si artistë, valltarë, muzikantë e më shumë, banorët e rinj të Sambuca po rregullojnë shtëpitë dhe po transferohen aty tashmë duke e ripopulluar këtë vend.

Investimi për rinovim është kërkesa e vetme e këtyre blerjeve, të cilat po i japin një grupi të larmishëm blerësish ndërkombëtarë një vend të ri dhe të veçantë për të jetuar apo pasur një shtëpi pushimi.

Kryetari i bashkisë së Sambuca, Leonardo Ciaccio, tha se ndihet shumë i lumtur kur shikon shtëpitë boshe teksa shndërrohen në shtëpi të lulëzuara. “E gjitha u zhvillua shumë bukur,” tha ai. (BBC)