Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ka treguar detaje nga raporti i saj me presidentin Meta.
Teksa po “ngacmohej” nga dy opinionistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Monika ka treguar se si e thërret me përkëdheli bashkëshortin e saj.
Preç Zogaj: Si i përgjigjesh Metës për mandatet?
Monika Kryemadhi: I them o zotëri…
Preç Zogaj: Zotëri nuk i thua ti jo…
Monika Kryemadhi: Ilir i them.
Preç Zogaj: As Ilir jo.
Monika Kryemadhi: Po mirë pra i them zemër, honey-honey si amerikanët.